Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti sekretarin e shtetit të Hungarisë, Jeno Faler
, 08.12.2009
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, e ka pritur sot sekretarin e shtetit dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Jeno Faler, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike.
Kryeparlamentari Krasniqi, pasi e ka falënderuar shtetin hungarez për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, sidomos për njohjen e shpejtë të pavarësisë së vendit tonë, e ka vlerësuar korrektësinë e pjesëtarëve të Hungarisë në mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë, si dhe e ka theksuar nevojën për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në shumë fusha të jetës. Ai në vazhdim e ka njoftuar z. Faler me punën e madhe të legjislativit pas shpalljes së pavarësisë së vendit, si dhe ka theksuar objektivin e institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës për zhvillim të përshpejtuar shoqëror dhe ekonomik të vendit dhe për anëtarësim sa më të shpejtë të Kosovës në strukturat Euro - Atlantike.
Sekretari i shtetit, njëherësh zëvendës ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Jeno Faler, ka shprehur kënaqësi për të arriturat e Kosovës, për konsolidimin e shtetit dhe për mbajtjen me sukses të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Ai është zotuar se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në shumë plane.
Vëmendje të veçantë , ndërkaq, Faler i ka kushtuar bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike, me ç’rast ka theksuar sidomos interesin e investitorëve hungarezë për të investuar në degë të ndryshme të ekonomisë së vendit tonë. Ai, ndërkaq, ka pohuar se përvojat hungareze të anëtarësimit në BE, do të jenë interesante edhe për Kosovën.
Kryeparlamentari Krasniqi duke e falënderuar mikun për fjalët e mira, e ka njoftuar atë se në fillim të vitit të ardhshëm do ta vizitojë Budapestin, me ç’rast do të nënshkruaj edhe një marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet dy parlamenteve.
Në takim është shprehur kënaqësi edhe për ambasadën e Kosovës që do të hapet në kryeqytetin hungarez.