Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 09.12.2009
Në mbledhjen e sotme, kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, anëtarët e komisionit bënë shqyrtimin e kërkesave të ndryshme nga agjensitë e pavarura, me ç‘rast pati kërkesa të shumta duke u nisur nga ndryshimi i pagave, koeficientëve, shujtës, mallrave, investimeve kapitale dhe shërbimeve tjera nga secili institucion në fjalë.
Me këtë rast u shqyrtua kërkesa buxhetore e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, një e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe kërkesa buxhetore e Komisionit të Pavarur për Media, të gjitha për vitin 2010.
Sa i përket kërkesës buxhetore të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Komisioni për Buxhet dhe Financa duke u ballafaquar me kërkesa të shumta nga përfaqësues të kësa gjykate, formoi një grup punues prej tre anëtarësh dhe një përfaqësuesi të MEF-it që të dalin me një propozim përfundimtar, dhe në mbledhjen e radhës ky propozim të miratohet nga Komisioni.
Në vazhdim të kësaj mbledhje u bë edhe shqyrtimi i kërkesës buxhetore të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Përfaqësues të AKP-së parashtruan një kërkesë tjetër që nga Buxheti i Kosovës të ndahen mbi 300 mijë euro. Këto mjete u kërkuan për nevoja të ndryshme të AKP-së. Me këtë rast anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa kanë propozuar që të ndahet një shumë prej 150 mijë euro, për blerjen e veturave, si dhe punësimin e tre punëtorëve të kërkuar nga përfaqësues të AKP-së. Edhe zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, u pajtuan për shumën e propozuar, mirëpo vendimi për këtë mbeti të shqyrtohet gjatë mbledhjes së radhës.
Temë tjetër diskutimi gjatë mbledhjes së Komisionit , ishte edhe shqyrtimi i kërkesës buxhetore të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2010. Përfaqësues të KPM-së kërkuan nga ana e Komisionit që të miratojnë kërkesën e tyre për ngritje të pagave dhe meditjeve, si dhe një pagë shtesë për rrezikshmërinë e stafit. Kjo e fundit nuk gjeti përkrahje nga ana e MEF-it dhe nga ana e disa depuetëve, anëtarë të Komisionit.
Zëvendësministri i MEF-it, Bedri Hamza, i cili ishte i pranishëm në këtë takim vlerësoi se MEF është për të krijuar kushte për të gjitha agjensitë e pavarura, mirëpo ai nuk përkrahu rritjen e pagave të shërbyesve civil. Ndërsa, kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa theksoi se çdo vendim nga ana e Komisionit duhet të merret mbi bazë të ligjit.