Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
, 11.12.2009
Shqyrtimi i Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Transmetimin ishte temë qendrore e mbledhjes së Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit. Komisioni vazhdoi amendamentimin e këtij Projektligji nen për nen, pas shqyrtimeve e propozimeve që ishin bërë në grupin punues të kryesuar nga Synavere Rysha. Pasi disa nene të Projektligjit ishin të paqarta, Komisioni kërkoi disa sqarime shtesë nga Komisioni i Pavarur për Media, të cilat do të prezantohen në një mbledhje ta ardhshme, për ta vazhduar edhe më tej amendamentimin e Projektligjit.