Lajmet e fundit

Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës

, 14.12.2009




Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, nën kryesimin e Gani Gecit, kryetar, ku ishte i pranishëm edhe Drejtori i Agjencionit Kosovar të Inteligjencës (AKI), Bashkim Smakaj, Latif Merofci zëvendës drejtor dhe Agron Selimaj Inspektor i përgjithshëm i AKI-së, u bë prezantimi i punës së deri tashme të këtij Agjencioni.

Me këtë rast, Smakaj informoi anëtarët e Komisionit për punën e deri tashme të AKIS-së, si dhe objektivat që synon të realizoj në të ardhmen ky Agjencion.

Planifikimi dhe ndarja e bugjetit për vitin 2009, bashkëpunimi intensiv me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Doganat,si dhe Policinë e Kosovës, kanë qenë punë permanente e AKI-së,theksoi Smakaj.

Platforma e veprimit të AKI-së është e ndërtuar në departamente (Analitike, Operative etj), ndërsa, procesi i rekrutimit ka filluar duke iu përshtat konkursit të publikuar sipas nevojave të AKI-së, me ç’rast interesimi ka qenë shumë i madh, theksoi Smakaj.

Në vazhdim ai shprehu bindjen se deri në fund të viti që vjen, AKI do të ngris kapacitet në nivelin e kënaqshëm, duke funksionuar si Agjencion me nivel të lartë të profesionalizmit.

Në vazhdim anëtarët e Komisionit u shprehën se, Komisioni do të jetë gjithherë në mbështetje të këtij Agjencioni ,me synim që të ndërtohet në mënyrën më të mirë të mundshme si nevojë imediate e vendit.
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës