Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 14.12.2009
Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Kosovës, ka përkrahur sot propozim-amendamentet në Projektligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit. Në mbledhjen e kryesuar nga kryetari Bahri Hyseni, anëtarët e Komisionit kanë diskutuar rreth amendamenteve të këtij projektligji, veçanërisht rreth atyre që kanë të bëjnë me konflikt interesi, pagat shtesë dhe pensionet, çështjen e sigurisë së deputetit dhe mbrojtjen e tij në rast rrezikimi.
Gjithashtu, është zhvilluar debat i gjerë rreth periudhës kur duhet të fillojë të njihet statusi i deputetëve, dhe implementimi të drejtave dhe përgjegjësive të tyre, të përcaktuara me këtë ligj. U vendos që këto të drejta dhe përgjegjësi të fillojnë së implementuari nga Legjislatura e vitit 2001, kurse për statusin e deputetëve të viteve 1990-2000 të hartohet ligj i veçantë.
Në takim është theksuar se Komisioni për Buxhet dhe Financa dhe ai për Kthim dhe Komunitete, nuk kanë pasur vërejtje rreth Ligjit Kundër Korrupsionit.