Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
, 15.12.2009
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, nën udhëheqjen e Ismet Beqirit, kryetar, ka diskutuar sot rreth njoftimit Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës (KPMK), sipas të cilit, organe të ndryshme të punësimit nuk i kanë ekzekutuar vendimet e këtij këshilli. Anëtarët e komisionit u dakorduan që rreth kësaj çështje të nxjerrin disa rekomandime dhe t’i adresohen Kryesisë së Kuvendin për procedim dhe diskutim në seancë plenare.
Në vijim të mbledhjes, kryetari i Komisionit, Ismet Beqiri, njoftoi rreth vizitës së disa anëtarëve të këtij Komisioni në Poloni, dhe pritjes në institucionet e shtetit polak. Beqiri e vlerësoi tejet të rëndësishme këtë vizitë, veçanërisht takimin me komisionin homolog të parlamentit polak dhe atë me përfaqësuesit e ODIHR-it në Varshavë. Ai tha se në këto takime është diskutuar rreth temave që lidhen me punën e Komisionit: të drejtat e njeriut, çështjet gjinore, demokratizimin dhe sundimin e ligjit, pozitën juridike dhe integrimin e komunitetit rom dhe ashkalij etj.
Në vazhdim, u diskutua edhe rreth propozim-planit të Veprimit të Kuvendit të Kosoves për integrim evropian (pikat që e ngarkojnë Komisionin).