Lajmet e fundit
Nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor
, 15.12.2009
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga Naser Rugova, kryetar i këtij komisioni, u shqyrtua Projektligji për Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht. Në takim ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural, Shefki Zeqiri, sekretar i kësaj ministrie.
Komisioni, pasi që analizoi këtë projektligj, i sponsorizuar nga ministria përkatëse, në mungesë të kapaciteteve laboratorike, instituteve gjenetike dhe burimeve njerëzore, vendosi që ai të mos kalojë në leximin e dytë, duke shtuar se mungojnë kapacitete që do të mundësonin implementimin e tij. Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, iu rekomandua që këtë projektligj ta plotësojë dhe riformulojë, në mënyrë që të jetë në harmoni me mundësitë implementuese. Ndërkaq, sekretari Zeqiri shtoi se, Projektligji është hartuar në vitin 2007, dhe me këtë është pretenduar të ndërtohet një bazë ligjore që do të mbulonte këtë fushë (Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht), duke nënvizuar se sugjerimet në lidhje me këtë është mirë të jepen me shkrim, veçanërisht nga USAID-i, që paraprakisht në vitin 2007 ka mbështetur këtë projektligj.
Në vazhdim kryetari i Komisionit njoftoi për takimin që kishte pasur me përfaqësuesen e Komisionit Evropian, zonjën Stamenova, menaxhere e Seksionit Operativ për Burime Natyrore dhe Ambient. Ai theksoi se kishte kërkuar nga Stamenova që Komisioni Evropian të ketë përfaqësuesin e përhershëm në Kosovë, në mënyrë që sugjerimet të jenë paraprake, në lidhje me fushë veprimtarinë e Komisionit dhe komisioneve të tjera funksionale. Gjithashtu, ai kishte shprehur interesimin e Komisionit për vizitë studimore ne Bruksel.
Në fund Komisioni vendosi që në një afat sa më të shkurtër kohor, të organizojë një takim të përbashkët me Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve, ku do të ftoheshin përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane, ICO-së dhe OSCE-së, për marrjen e një qëndrimi në lidhje me Projektligjin për Shitjen e Banesave, në të cilin projektligj është e sanksionuar e drejta banesore.