Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 16.12.2009
Anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa, kanë shqyrtuar sot kërkesat buxhetore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Shëndetësisë si dhe të Zyrës së Presidentit të Kosovës.
Komisioni për Buxhet dhe Financa, kryesuar nga Gani Koci, kryetar i këtij Komisioni, e ka mbështetur kërkesën e zyrës së Presidentit të Kosovës, për ndarjen e mjeteve në kuadër të investimeve kapitale (në vlerë prej 350 mijë euro) për blerjen e veturave.
Sa i përket kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme për lejimin e bartjes së mjeteve në fondin rezervë për blerjen e ambasadave, zv/ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, e cila ishte prezente në këtë takim të Komisionit për Buxhet dhe Financa, sqaroi se ministria të cilën e përfaqëson ajo, nuk e ka shfrytëzuar buxhetin e këtij viti, duke kërkuar me këtë rast lejimin e bartjes së mjeteve në fondin rezervë për blerjen e ambasadave. Çitaku, theksoi se MPJ ka hasë në vështirësi për ekzekutimin e mjeteve financiare, për shkak të infrastrukturës ligjore. Sipas saj, MPJ ka identifikuar tri objekte për Ambasadat e Kosovës, në Uashington, Bruksel dhe Paris. Mirëpo, buxheti nuk është shpenzuar për arsye se kjo çështje i ka marrë kohë MPJ-së gjatë këtij viti dhe nuk ka pasë mundësi që të përpilohet një pasqyrë e plotë rreth shpenzimeve të këtyre ambasadave. Çitaku, është pajtuar me vërejtjet e dosa anëtarëve të komisionit se Ministria e Punëve të Jashtme ka shfaqur dobësi rreth përpilimit të pasqyrave financiare. Përveç buxhetit që i është ndarë kësaj ministrie për vitin 2010, Çitaku ka kërkuar edhe shumën prej 5 milionë eurove, për blerjen e këtyre ambasadave. “Për shkak të krizës financiare globale, blerja e këtyre ambasadave eshte gjetë me çmim të ulët”, theksoi Çitaku.
Ndryshe, zv/ministrja Çitaku ka sqaruar se Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës, janë dakorduar bashkërisht me ministrin e MEF-it, që ky fond të jetë në kuadër të Qeverisë. Ajo, po ashtu tha se kërkesa për këtë fond shtesë ka qenë e krerëve të shtetit, dhe jo e MPJ-së.
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Gani Koci, ka vënë në pah faktin se kjo procedurë duhet të përfundojë sa më shpejt, duke kërkuar sqarime edhe rreth MEF-it, për ndarjen e buxhetit për këto ambasada. Ndërkaq, zv/ministri i MEF-it, Bedri Hamza kritikoi në përgjithësi pothuajse, të gjitha ministritë e vendit. Ai, tha me këtë rast se kur është miratuar buxheti i Kosovës, të gjitha ministrat kanë qenë prezent dhe e kanë aprovuar atë. Me këtë rast, sipas tij, prezent ka qenë edhe ministri i MPJ-së. Megjithatë, sipas Hamzajt, deri më tani nga të gjitha ministritë buxhet shtesë është kërkuar në shumën prej 547 milionë euro.
Anëtarët e Komisionit, duke e vlerësuan këtë si një çështje shumë komplekse, kërkuan që domosdoshmërisht të gjenden mjete dhe forma për blerjen e këtyre ambasadave. Krejtësisht në fund, anëtarët e Komisionit vlerësuan se kjo kërkesë e MPJ-së duhet të diskutohet gjatë ditës së nesërme dhe të merret vendimi përfundimtar nga ana e Komisionit. Mirëpo, vendimi nga ana e komisionit do të merret pasi që MEF, MPJ dhe Kryeministri i Kosovës, bashkërisht të gjejnë një formulë dhe një propozim tjetër rreth kërkesës.
Në vijim të këtij takimi të Komisionit për Buxhet dhe Financa, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit sqaruan kërkesën rreth transferimit të mjeteve për teatrot profesioniste të Kosovës, dhe për transferimin e mjeteve për bibliotekat rajonale. Ata, theksuan se në pajtueshmëri me komunat dhe me pushtetin lokal është vendosur që kompetencat për tetë biblioteka dhe katër teatro të barten në Kuvendet Komunale.
Komisioni për Buxhet dhe Financa vlerësoi se kjo do të rregullohet në linjat buxhetore të komunave përkatëse.
Gjatë kësaj mbledhje të komisionit, u shqyrtua edhe kërkesa buxhetore e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2010. Shuma e kërkuar nga përfaqësues të MSH-së është 5 milionë e 409 mijë. Këtë, zyrtarë të kësaj ministrie, e arsyetuan me faktin se duhet të shtohet numri i punëtorëve nëpër institucionet shëndetësore, mëditjet, pagat e tyre, si dhe investime kapitale. Ata, kanë kërkuar që me këtë rast të përfshihet edhe paga shtesë e kujdestarisë, prej 44 eurosh. Pas deklarimit të këtyre kërkesave, përfaqësues të MSH-së thanë se kësaj ministrie u është zvogëluar buxheti, krahasuar me vitet e kaluara.
Zyrtarë të MEF-it, e kundërshtuan këtë fakt, duke sqaruar se për vitin 2010 është shtuar buxheti, madje një milionë e gjysmë janë ndarë për pagat shtesë të kujdestarisë, sqaroi zv/ministri i MEF-it, Hamzaj. Madje, ai potencoi faktin se në janar të vitit të ardhshëm do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi mes këtyre dy ministrive, me ç‘rast MSH-ja do të përfitojë nga të hyrat vetanake, që sipas zv/ministrit të MEF-it, kjo ministri do të përfitojë 6-7 milionë euro nga këto të hyra.
Kërkesa e përfaqësuesve të MSH-së ka ngjallur debate mes të pranishmëve dhe anëtarëve të komisionit, të cilët dhanë mjaft vërejtje rreth shumës së kërkuar nga ana e kësaj ministrie.
Krejtësisht në fund, anëtarët e Komisionit kanë shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për hapjen e një Kodi për Subvencione. Kërkesën e përfaqësuesve, të MAPH-së rreth projektit të veçantë në bashkëpunim me OJQ-të, me ç‘rast u kërkuan rreth 20 mijë euro, anëtarët e komisionit në koordinim me zyrtarë të MEF-it, e aprovuan këtë, duke e quajtur këtë si një çështje teknike.