Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti eurodeputeten Ernest

, 18.12.2009




Kryetari i Kuvendi të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, e ka pritur sot deputeten e Parlamentit Evropian, znj. Cornelia Ernest, me të cilën ka biseduar për kushtet e jetesës së pjesëtarëve të komuniteteve, e në mënyrë të veçantë të pjesëtarëve të komunitetit rom ashkalinj dhe egjiptian.

Eurodeputetja Ernest, e cila një kohë të gjatë merret me çështje të refugjatëve, është interesuar se ç’kanë bërë Kuvendi dhe institucionet e tjera të Kosovës për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe për integrimin e qytetarëve me përkatësi etnike rome. ashkalinje dhe egjiptiane Ajo ka bërë të qartë se qëllimi i vizitës së saj në Kosovës është pikërisht mbledhje a informacionit për kushtet e jetesë dhe për integrim të pjesëtarëve të këtyre komuniteteve, të cilët pritet të kthehen nga Gjermania.

Kryeparlamentari Krasniqi e ka siguruar zonjën Ernest se të drejtat e qytetarëve të Kosovës, të të gjitha komuniteteve, janë të garantuara me Kushtetutë dhe se institucionet e Kosovës angazhohen seriozisht që të krijohen kushte të mira jete për të gjithë qytetarët e saj. Ai ka përmendur ndërtimin e qendrave të përkohshme të banimit, në të cilat jetojnë 925 familje të këtyre komuniteteve, me mbi katër mijë banorë, duke theksuar se qendra të tilla vazhdojnë të ndërtohen në disa komuna (Skenderaj, Mitrovicë, Deçan), kurse janë duke u financuar edhe projekte për rindërtim dhe ndërtim të shtëpive private.

Në vazhdim Krasniqi e njoftoi eurodeputeten Ernest, për punën e Kuvendit të Kosovës për miratimin e ligjeve, kurse në mënyrë të veçantë ka theksuar miratimin nga Kuvendi të Rezolutës në mbështetje të Deklaratës së Mijëvjeçarit, si dhe të Letrës së Bardhë (për përfshirjen sociale), dokumente këto që përvijojnë përmbushjen e Objektivave Zhvillimore të Mijëvjeçarit dhe përmirësimin e kushteve të jetës për të gjithë qytetarët.
Kryeparlamentari Krasniqi priti eurodeputeten Ernest