Lajmet e fundit
Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës
, 18.12.2009
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar sot në parim Projektligjin për Klasifikimin e Informatave dhe Verifikimin e Sigurisë, dhe i ka dhënë mbështetje Raportit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për periudhën gusht 2008 - gusht 2009.
Në seancën e kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, Projektligjin për Klasifikimin e Informatave dhe Verifikimin e Sigurisë e ka prezantuar zv/kryeministri i Kosovës Ramë Manaj. Ai tha se ky projektligj është paraparë me strategjinë legjislative të qeverisë për vitin 2009, ndërsa qëllimi i tij është themelimi i një sistemi unik për klasifikimin e informatave që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës. Manaj tha se me miratimin e këtij projektligji do të rregullohet klasifikimi i informatave dhe verifikimi i sigurisë.
Pasi ka marrë mbështetjen e pothuajse të gjitha grupeve parlamentare, projektligji është miratuar në parim nga Kuvendi, i cili ka ngarkuar komisionet përkatëse që brenda dy muajve nga shqyrtimi i parë ta paraqesin raportin me rekomandime.
Kuvendi ka miratuar edhe Raportin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për periudhën gusht 2008 - gusht 2009, i cili paraprakisht ka marrë mbështetjen e shumicës së grupeve parlamentare. Ky raport u vlerësua si një prej raporteve më të kompletuara që është paraqitur në Kuvend nga agjensione të ndryshme.
Grupi Parlamentar i PDK-së dhe ai i LDK-së, e kanë vlerësuar raportin si gjithëpërfshirës dhe përmbajtësor, i cili i plotëson kushtet për miratim. Me disa vërejtje, raporti është përkrahur edhe nga grupet parlamentare të AAK-së dhe LDD-së, ndërkaq, Grupi Parlamentar i AKR-së nuk e ka përkrahur punën që e ka bërë deri tash AKP-ja dhe paraardhësja e saj, AKM-ja.
Deputetë, në diskutimet e tyre kanë dhënë vërejtje rreth procesit të privatizimit në Kosovë, dhe kanë kërkuar që për pjesën e mbetur për privatizim, veçanërisht ndërmarrjet që janë me rëndësi të veçantë për ekonominë e Kosovës, të ketë rritje të kujdesit. Është shprehur shqetësim rreth 20 përqindëshit të punëtorëve, fondit të privatizimit i cili vazhdon të mbetet i ngrirë, Ligjit për Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme etj.
Gjatë kësaj seance, Kuvendi ka çuar në lexim të tretë Projektligjin për Masat Antidamping. Ndërkaq, në kuadër të pikës së zakonshme të pyetjeve parlamentare, deputetëve iu janë përgjigjur ministrat Ahmet Shala, Alush Gashi dhe Valton Beqiri.