Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 21.12.2009
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan propozim amendamentet e grupit punues të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me Projektligjin nr. 03/ L-161 për tatimin në të ardhurat personale, propozim amendamentet e grupit punues të këtij Komisioni lidhur me Projektligjin nr. 03/ L-162 për tatimin në të ardhurat e korporatave, si dhe propozim amendamentet për Projektligjin nr. 03/ L-175 për borxhet publike. Pas disa vërejtjeve në disa amendamente, Komisioni përkrahu amendamentet e propozuara në këto projektligje dhe njëherësh procedimin e mëtejmë të tyre.