Lajmet e fundit

Nga Komisioni për Bujqësi...

, 21.12.2009




Në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga Naser Rugova, kryetar i këtij komisioni, u shqyrtua Projektligji për Shitjen e Banesave.

Në mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ICO-së, dhe zv/drejtori i Agjencionit për Prona, Xhevat Azemi.

Të pranishmit në diskutimet e tyre vunë në pah rëndësinë e këtij projektligji, duke konstatuar se me gjithë vonesat e deritashme, prioritet mbetet që projektligji para se të procedohet në mënyrë të rregullt, të jetë sa më mirë i përgaditur për të qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim etnie.

Ndonëse ligji është mjaft i ndjeshëm, (për shkaqet që dihen) zgjidhjet ekzistojnë, u tha në këtë takim.

Edhe pse Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve s’ka mundë të vlerësojë amendamentet e këtij projektligji, anëtarët e këtij komisioni u zotuan se do të punojnë më me përkushtim që ky projektligj të mos prolongohet më.

Në fund u dakorduan që Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve, në bashkëpunim me ICO-në, dhe me të gjithë mekanizmat relevantë që mund të kontribuojnë rreth këtij projektligji, të harmonizojnë qëndrimet, në mënyrë që

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, deri në fund të janarit ta procesojë në mënyrë të rregullt në Kuvend.
Nga Komisioni për Bujqësi...