Lajmet e fundit
Fjalë e Kryetarit Krasniqi, në pritjen e fundvitit
, 21.12.2009
Zonja dhe zotërinj,
Në këtë fund të vitit, ne kemi arsye të kremtojmë bashkë me festën e krishtlindjeve e atë të Vitit të Ri, edhe sukseset e reja që ka arritur Kosova gjatë dymbëdhjetë muajve të shkuar. Të arriturat e Kosovës janë rezultat i përpjekjeve të qytetarëve të saj, të institucioneve demokratike dhe të miqve të shumtë që kanë vazhduar të na mbështesin pa kursim.
Gjatë vitit që po lëmë, në Kosovë është forcuar stabilitet politik dhe siguria, janë konsoliduar institucionet demokratike dhe janë thelluar reformat. Pavarësia e Kosovës ka kontribuuar në stabilitetin politik e të sigurisë, jo vetëm në vendin tonë, por në gjithë rajonin.
Zgjedhjet lokale në Kosovë u zhvilluan sipas standardeve ndërkombëtare, duke rikonfirmuar edhe një herë pjekurinë dhe kulturën demokratike të qytetarëve e të institucioneve politike.
Përkundër krizë globale, vendi ynë ka shënuar trend të zhvillimit ekonomik dhe të ngritjes së investimeve.
Republika e Kosovës gjatë tërë vitit e ka ngritur pozitën ndërkombëtare, duke arritur në 64 numrin e vendeve mike që e kanë njohur, duke u pranuar anëtare në Fondin Monetar Ndërkombëtar e në Bankën Botërore dhe duke thelluar marrëdhëniet me shumë vende demokratike, me fqinjët dhe me institucione rajonale e ndërkombëtare.
Duke pasur si prioritet të lartë dhe strategjik, integrimet evropiane, institucionet shtetërore, shoqëria civile dhe populli i Kosovës po punojnë intensivisht për përmbushjen e standardeve dhe kritereve që vendi ynë të shënojë progres drejt liberalizimit të vizave e të integrimeve euroatlantike.
Sikur edhe institucionet tjera, Kuvendi i Kosovës ka analizuar me kujdes Raportin e Progresit të Komisionit Evropian dhe po vepron për të zbatuar rekomandimet e tij.
Legjislatura e Tretë e Kuvendit ka arritur të përmbushë konsiderueshëm Kornizën ligjore, e cila po harmonizohet me standardet e së drejtës evropiane.
Kuvendi, veç rolit të tij legjislativ është forcuar dukshëm edhe në drejtim të kontrollit e të përfaqësimit. Ai është më i hapur dhe më bashkëpunues me shoqërinë civile.
Rezultate evidente kemi edhe në diplomacinë parlamentare.
Kemi pasur bashkëpunim të ngushtë me institucionet tjera të Kosovës, si Presidenca e Qeveria, me përfaqësues civilë dhe ushtarakë ndërkombëtarë në Kosovë dhe me përfaqësues diplomatikë të akredituar në Prishtinë.
Opozita në Kuvend është mjaft aktive, duke shfrytëzuar lirinë e fjalës e të diskutimeve të të gjitha çështjeve, kurse deputetët e komuniteteve kanë dhënë dhe po japin kontribut të çmuar në mbarëvajtjen e punëve parlamentare.
Duke ju uruar festat e fundvitit dhe mbarësi në vitin që po hyjmë, ju falënderoj shumë për pjesëmarrje në këtë pritje modeste. Dëshiroj të kaloni mirë.
Faleminderit