Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 22.12.2009




Pas një pune të ngulmët, Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës përfundoi amendamentimin e Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2010. Në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, anëtarët e Komisionit përkrahën amendamentet në këtë projektligj dhe njëherësh dhanë pëlqimin për procedimin e mëtejmë në shqyrtim të dytë të këtij Projektligji ( për miratim) në Kuvend. Në mbledhje mori pjesë edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave , Ahmet Shala. Si në fjalën e ministrit, ashtu edhe të kryetarit të Komisionit, u shpreh mirënjohje për frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, ndërmjet anëtarëve të Komisionit dhe përfaqësuesve të Ministrisë, në mbarë punën e amendamentimit të këtij Projektligji me rëndësi të veçantë për Kosovën.
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa