Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë, Abdullah Abdulaziz Al-Abdulkarim
, 22.12.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës. dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, jorezident në Prishtinë, Abdullah Abdulaziz Al-Abdulkarim, me të cilin bisedoi rreth bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Kryetari Krasniqi, duke i shprehur mirëseardhje ambasadorit, e falënderoi Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe popullin e saj për njohjen e Republikës së Kosovës. Krasniqi bëri një përshkrim të vuajtjeve të popullit të Kosovës nën pushtetin serb, për 90 vjet rresht, ndërsa theksoi se pavarësia është një hap i madh dhe shumë i rëndësishëm për Kosovën.
“Pavarësia ka krijuar paqe dhe stabilitet jo vetëm në Kosovë, por ka reflektuar në të gjithë rajonin e Ballkanit. Deri tash Republikën e Kosovës e kanë njohur 64 shtete, ndërsa pas përfundimit të procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, presim njohje të tjera nga vende të ndryshme”, tha kryeparlamentari Krasniqi, duke shtuar se Kosova pret mbështetje nga Mbretëria e Arabisë Saudite, në zgjerimin e njohjeve nga vende të tjera arabe dhe islamike.
Kreu i Kuvendit shprehu interesimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Ai tha se një nga synimet kryesore të institucioneve të Kosovës është zhvillimi ekonomik i vendit, duke pasur parasysh se Kosovës i shtohen çdo vit nga 30 mijë krah të rinj pune. “Kosova ofron kushte të mira për investime në territorin e saj, prandaj do të ishte me interes që në Kosovë të investojnë edhe investitorë nga Mbretëria e Arabisë Saudite”, theksoi Krasniqi.
Abasadori Abdullah Abdulaziz Al-Abdulkarim, nga ana e tij, falënderoi për pritjen dhe ndjenjat e sinqerta që iu shprehën atij, dhe theksoi se ndjehet shumë krenar që është ambasadori i parë i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Kosovës. Ai tha se edhe pse në Kosovë gjeti një dimër të ftohtë, nuk e kishte ndjerë atë për shkak të ngrohtësisë që i ishte rezervuar.
Ambasadori Abdulaziz Al-Abdulkarim theksoi se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e shtetit të tij, është tregues i respektit të madh që populli i Mbretërisë së Arabisë Saudite ka për popullin e Kosovës. “Pajtohem me vlerësimin tuaj se pavarësia ka sjell paqe dhe stabilitet në Kosovës dhe rajon”, u shpreh ambasadori arab. Ai tha se vendi i tij nuk do të kursej asgjë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve sovrane, dhe për të mbështetur Kosovën në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Gjithashtu, ai potencoi se Mbretëria e Arabisë Saudite do ta vazhdojë lobimin në vendet e botës arabe dhe asaj islamike në tërësi, që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Abasadori Abdullah Abdulaziz Al-Abdulkarim tha se do të angazhohet edhe personalisht, brenda kompetencave të tij, që të nxiten investitorët arabë për të investuar në ekonominë e Kosovës.