Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...

, 22.12.2009




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare e Komisionit, u shqyrtua Projektligji për Shërbime Postare.

Gjatë mbledhjes së sotme anëtarët e Komisionit kanë bërë disa modifikime në këtë Projektligj, që është përpunuar nga grupi punues i këtij komisioni, gjer në amendamentin e 9-të të këtij projektligji. Megjithatë, Projektligji për Shërbimet Postare mbeti të shqyrtohet edhe në mbledhjen tjetër të radhës, në mënyrë që grupi punues, i përbërë prej tre anëtarëve, të punojë në koordinim me një përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, për të rregulluar çështjet për të cilat nuk u dakorduan anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport, dhe Telekomunikacion.

Kryetarja e këtij komisioni, Myzejene Selmani ka sqaruar para anëtarëve të Komisionit, se edhe Ligji për Minierat dhe Mineralet është duke u përpunuar nga një grup punues, anëtarë të Komisionit, i cili projektligj do të diskutohet në takimin e radhës.

Ndërsa, znj. Selmani, ka bërë të ditur para anëtarëve të këtij komisioni, se Komisioni duhet të ngarkohet edhe me një çështje tjetër, atë të shqyrtimit të Planit të Veprimit, në mënyrë që të gjitha vërejtjet, sygjerimet dhe propozimet, t’i paraqesë në Komisionin për Integrime Evropiane, vendim i cili vie nga Kryesia e Kuvendit.
Nga  mbledhja e Komisionit për Ekonomi...