Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut....

, 22.12.2009




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione janë nxjerrë rekomandime për moszbatim të vendimeve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës.

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, kryesuar nga Ismet Beqiri, kryetar i komisionit, pas shqyrtimit të materialeve të këtij këshilli, dhe pas disa rekomandimeve që nxorrën, kërkuan që të gjitha të gjeturat t’i dërgohen Kryesisë së Kuvendit.

Anëtarët e Komisionit, veç tjerash, do të kërkojnë nga Kryesia e Kuvendit, që kjo çështje të shtrohet edhe në Seancë Plenare, në fillimin e vitit 2010. Ndërsa, kryetari i këtij komisioni, Ismet Beqiri, po ashtu kërkoi që KPM deri më datën 20 janar të vitit 2010, të sjellë në komision të gjitha vendimet, të cilat nuk po zbatohen nga ana e insititucioneve të Kosovës,.

Tutje, Komisioni u njoftua edhe me vendimin e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, (nr 03-P-223, të datës 3 dhjetor), që të gjithë kryetarët e komisioneve të Kuvendit të Kosovës, në një takim të përbashkët të sjellin disa rekomandime në Komisionin për Integrime Evropiane, dhe të prezantojnë për votim në një mbledhje të ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Edhe, kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Ismet Beqiri, ka sqaruar para anëtarëve të këtij komisioni që brenda fushëveprimtarisë së vet edhe ky komision, duhet të shqyrtojë Planin e Veprimit, dhe t’i paraqesë vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet në Komisionin për Integrime Evropiane.
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut....