Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 23.12.2009
Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës, ka diskutuar sot për propozim-Planin e Punës për vitin 2010. Anëtarët e Komisionit e kanë vlerësuar pozitivisht punën gjatë vitit 2009, dhe i kanë përcaktuar disa prej objektivave dhe aktiviteteve për vitin e ardhshëm, në mënyrë që të implementohet agjenda evropiane për Kosovën. Është diskutuar për modalitetet e implementimit të Planit të Veprimit, mundësinë e botimit të një publikimi, për vizitat në vendet e tjera etj.
Në këtë mbledhje, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Zyflije Hundozi, është konstatuar se Projektligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë, Projektligji për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, Projektligji për Borxhet Publike, Projektligji për Tatimin mbi të Ardhurat Personale, si dhe ai për Tatimin mbi të Ardhurat në Korporata, bashkë me amendamentet e Komisionit funksional, nuk i cenojnë parimet e Bashkimit Evropian dhe janë në përputhshmëri me legjislacionin e tij.