Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 23.12.2009




Projektligji për Klasifikimin e Informatave dhe Verifikimin e Sigurisë, ishte temë diskutimin gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, të kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i komisionit.

Lidhur me përpunimin e projektligjit në fjalë, z. Mustafa ka caktuar një grup punues për përgatitjen e raportit me rekomandime lidhur me këtë projektligj.

Qëllimi i këtij ligji është themelimi i një sistemi unik për klasifikimin dhe ruajtjen e informatave që kanë të bëjnë me interesat e sigurisë së Kosovës si dhe për verifikimin e sigurisë së personave që kanë çasje në këto informata.

Kryetari Mustafa, theksoi se rreth këtij projektligji, do të organizohet një punëtori, ku do të debatohet dhe punohet me ekspertë të ndryshëm si dhe me OJQ-të, në mënyrë që ligji të dal sa më i mirë dhe më i qartë.

Përveç, Projektligjit për Klasifikimin e Informatave dhe Verifikimin e Sigurisë, u diskutua edhe rreth zbatimit të Ligjit mbi Policinë e Kosovës. Anëtarë të Komisionit, u dakorduan që të bëhet monitorimi rreth zbatueshmërisë së këtij ligji, në mënyrë që të verifikohet nga Komisioni se sa po e zbaton Ligjin, Policia e Kosovës. Lidhur me këtë çështje, në mbledhjen e radhës, do të caktohet një grup punues, nga anëtarë të Komisionit, që do të merren me këtë çështje.

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri kërkoi nga anëtarët e komisionit, që përveç shqyrtimit të zbatimit të ligjit mbi Policinë e Kosovës, të shikohet edhe çështja e gradimit në polici.

Anëtarë të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, janë dakorduar që deri në fillimin e vitit të ardhshëm të qartësohen gjërat, lidhur me çështjet e ngritura rreth Policisë së Kosovës.
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri