Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe për kthim
, 23.12.2009
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të drejtat e komuniteteve dhe për kthim, që u mbajt nën drejtimin e Sanije Aliaj, zëvendëse e parë e kryetarit të Komisionit, u shqyrtuan tri projektligje siç janë shqyrtimi i Projektligjit nr. 03/L -161 për tatimin në vlerën e shtuar, me raportin e komisionit funksional – Komisionit për buxhet dhe financa, me amendamente, shqyrtimi i Projektligjit nr. 03/L-162 për tatim në të ardhurat e korporatave bashkë me raportin e komisionit funksional – të Komisionit për buxhet dhe financa, me amendamente she shqyrtimi i Projektligjit nr. 03/ L – 175 për borxhet publike, me raportin e komisionit funksional – të Komisionit për buxhet dhe financa, me amendamente.
Pas shqyrtimit të gjithanshëm anëtarët e Komisionit mbështeten procedimin e mëtutjeshëm të tri projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Pas shqyrtimit të gjithanshëm anëtarët e Komisionit mbështeten procedimin e mëtutjeshëm të tri projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.