Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
, 28.12.2009
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryetari Esat Brajshori, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar Raportin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës (KPMK), lidhur me numrin e të punësuarve pa konkurs në Institucionet e Republikës së Kosovës. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i KPMK-së z.Mehdi Geci, i cili dha një raport të shkurtër mbi punën e deritashme të Këshillit. Ai tha se në vitin 2008 janë bërë dhjetë vizita monitoruese nëpër komuna, nga të cilat ka rezultuar gjendje e rregullt e të punësuarve në administratën publike. Ndërkaq, në vitin 2009-të, janë bërë mbi 80 vizita të tilla. Raporti në lidhje me to është duke u bërë , dhe Komisionit do t’i ofrohet me shkrim, u tha në takim.
Anëtarët e komisionit kërkuan që raporti të jetë sa më real, dhe theksuan se këtë e dëshirojnë jo për të linçuar dikë, por për të luftuar këtë, siç than ata, fenomen.
Komisioni ripërtëriu kërkesën drejtuar Ministrisë së Shërbimeve Publike, për shumën e dëmshpërblimit që i është dhënë kompanisë ”Çlirimi” për renovimin e Pallatit të Shtypit, dhe a ka vendim të Gjykatës për kompensim shtesë të kësaj kompanie.