Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi pret gazetarët në takimin e fundvitit

, 29.12.2009




Kryetari i Kuvendi të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, të mërkurën, më 30 dhjetor, do të mbajë takimin e fundvitit me gazetarë, në të cilën, pas fjalës së tij të rastit për këtë takim, do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për punën e Kuvendit dhe zhvillimet në Kosovë.

Me këtë rast solemn, do të shtrohet një drekë për përfaqësuesit e medieve që e përcjellin punën e Kuvendit, si dhe drejtorët dhe kryeredaktoret e këtyre medieve.

Takimi i fundvitit me përfaqësues të medieve mbahet në restorantin e Kuvendit, në orën 12:00.
Kryeparlamentari Krasniqi pret gazetarët në takimin e fundvitit