Lajmet e fundit
Deklaratë për shtyp e kryeparlamentarit Krasniqi për aktivitetet njëvjeçare të Kuvendit të Republikës së Kosovës
, 30.12.2009
Kuvendi i Republikës së Kosovës paraqet këtë informacion përmbledhës për aktivitetet vjetore.
Gjatë vitit 2009,Kuvendi ka vazhduar ta forcojë rolin e tij ligjvënës, përfaqësues dhe atë të kontrollit, e ka rritur transparencën e komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet tjera e shoqërinë civile.
Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka miratuar Planin e Veprimit për vitet 2008-2012, i cili po zbatohet sipas dinamikës së paraparë.
Programi i Punës i Kuvendit për vitin 2009, i hartuar mbi bazën e Strategjisë Legjislative të Qeverisë dhe planeve të punës së komisioneve parlamentare, është miratuar në seancën plenare më 26 mars 2009. Deri më 15 dhjetor 2009, sipas Programit të Punës së Kuvendit, nga projektligjet e parapara, janë proceduar 52 e janë miratuar 37 prej tyre. Në procedurë të miratimit janë edhe 27 projektligje. Korniza ligjore po harmonizohet me standardet e së drejtës evropiane.
Transparenca e punës së organeve të Kuvendit është siguruar me një varg formash, që nga faqja në internet, publikimet, kumtesat, konferencat për shtyp, transmetimet e drejtpërdrejta, komunikimet e hapura me publikun etj. Kabineti im dhe Seksioni për Media e Marrëdhënie me Publikun u përgjigjen rregullisht pyetjeve të qytetarëve për çështje që kanë të bëjnë me punën e Kuvendit, me miratimin dhe zbatimin e ligjeve, me rrugët institucionale të realizimit të drejtave të tyre etj.
Që Kuvendi të sigurojë proces ligjvënës të mbarë, janë marrë masa për hartimin e planeve tremujore dhe vjetore të punës së komisioneve parlamentare, duke përshirë dinamikën e shqyrtimit të projektligjeve.
Tashmë është arritur publikimi i projektligjeve në faqen internetit të Kuvendit në momentin e dorëzimit në Zyrën për Propozime dhe Parashtresa, si dhe rezultatet e votimit elektronik.
Shqyrtimi i projektligjit nga Komisioni funksional, bëhet para leximit të parë.
Kuvendi ka mbajtur 40 seanca parlamentare, prej të cilave nëntë kanë qenë solemne, kurse Kryesia e Kuvendit gjatë vitit ka mbajtur 39 mbledhje të rregullta, prej të cilave 29 bashkë me shefat e grupeve parlamentare.
Kryetari i Kuvendit, ka mbajtur pesë mbledhje me kryetarët e komisioneve parlamentare, kurse vetë komisionet deri në gjysmën e dhjetorit kanë mbajtur 305 mbledhje.
Kuvendi ka miratuar një rezolutë dhe një deklaratë. Janë miratuar gjithashtu disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi, si: Marrëveshja për demarkacionin e kufirit Kosovë-Maqedoni, Marrëveshja për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, Marrëveshja për përvetësimin e kredisë, në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, Memorandumi i Misionit të Thesarit të Bankës Botërore etj. Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Parlamentin e Madh të Turqisë, me Parlamentin e Republikës së Kroacisë, me Kuvendin e Shqipërisë, me Ambasadën Gjermane në Prishtinë dhe Institutin Ndërkombëtar Pour les Etudes Comperatives IIPEC, me Geneva Center for the Democratic Controll of the Armed Forces (DCAF) etj.
Më 26 shkurt 2009, Kuvendi e ka miratuar Rezolutën për prioritetet dhe strategjitë e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian.
Për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit për vitin 2009, Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëveprim me komisionet tjera parlamentare, ka hartuar Planin e Veprimit të Kuvendit për Integrim Evropian, i cili pas debatit në parim, pritet të miratohet në një nga seancat e radhës.
Dje, më 29 dhjetor Kuvendi e miratoi Projektligjin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2010, që paraqet një të arritur të rëndësishme, para përfundimit të vitit 2009.
Rezultate të mira kemi edhe në diplomacinë parlamentare. Gjatë këtij viti në Kuvend janë pritur 54 delegacione të huaja, kurse jashtë vendit janë realizuar 85 vizita të parlamentarëve dhe administratës sonë. Me ftesë të kryetarëve të parlamenteve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë këtij viti ka vizituar Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Slloveninë, Kroacinë, Suedinë dhe Finlandën.
Gjatë vitit 2009 në Kuvend u zgjodhën edhe tri organe të rëndësishme kushtetuese: Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit dhe Bordi i RTK-së.
Shoqëria civile ka marrë pjesë në procesin ligjor dhe në të gjitha dëgjimet publike për çështje më rëndësi të veçantë, të organizuara nga Komisionet parlamentare. Shoqëria civile përcjell çdo mbledhje të komisioneve parlamentare si dhe seancat plenare.
Bashkëpunim të mirë këtë vit Kuvendi ka pasur sidomos me Kuvendin e Shqipërisë, Kuvendin e Madh të Turqisë, Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Bundestagun Gjerman, Parlamentin e Kroacisë, Kuvendin e Shqipërisë, Parlamentin e Sllovenisë, Parlamentin e Finlandës, Parlamentin e Belgjikës, Asamblenë Kombëtare të Francës etj.
Në proces të ngritjes së rolit të kontrollit mbi organet që ka zgjedhur, Kuvendi në frymën e fjalës së lirë dhe të demokracisë parlamentare ka organizuar debate të hapura, për shumë çështje dhe tema, që kanë të bëjnë sidomos me qeverinë. Kështu p.sh. Gjatë kësaj kohe janë parashtruar 283 pyetje parlamentare gojore dhe 95 të tjera me shkrim. Komisionet parlamentare kanë vazhduar të bëjnë mbikëqyrjen e implementimit të ligjeve.
Në vitin e ri Kuvendi po hyn me tri komisione të reja, të formuara rishtas: Komisioni për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Inteligjencën, të cilët i japin atij rol më të madh të kontrollit parlamentar.
Gjatë këtij viti kanë vazhduar investimet kapitale për përmirësimin e kushteve të punës në Kuvend. Janë siguruar zyra shtesë për të gjitha grupet parlamentare dhe për deputetët, është shtuar numri i sallave të mbledhjeve për komisione parlamentare, por ende ka mungesë të ndjeshme të hapësirës dhe kushteve normale të punës.
Kryetari i Kuvendi, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë dhe deputetë të zonës, në kuadër të Javës së Kuvendit mban takime me qytetarë të pesë qendrave rajonale të Kosovës. (Për shkak se Java e Kuvendit sivjet ka koinciduar me fushatën e Zgjedhjeve Lokale 2009, mbajtja e saj është shtyrë për pranverën e vitit 2010). Buxheti i Kuvendit për vitin 2010, ka një linjë të re për financimin e zyrave për komunikim të deputetëve me qytetarë në shtatë qendra të Kosovës.
Reformimi i administratës po zhvillohet sipas Planit të veprimit te Kuvendit. Së shpejti pritet miratimi i Rregullores së re për organizimin dhe përgjegjësitë e Administratës. Administrata i ka ofruar mbështetje profesionale dhe administrative-teknike Kuvendit dhe organeve të tij, Kryesisë, komisioneve parlamentare dhe grupeve parlamentare, me qëllim të realizimit të Programit të Punës së Kuvendit për vitin 2009. Në Administratën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, janë të punësuar 148 nëpunës civilë, ndaj të cilëve gjatë vitit 2009, nuk është ndërmarrë asnjë masë disiplinore.
Kuvendin e Kosovës e kanë vizituar dhe vazhdojnë ta vizitojnë grupe të ndryshme të qytetarëve, grupe të organizuara studentësh, nxënësish të shkollave të mesme dhe të shkollave fillore si dhe grupe fëmijësh parashkollorë.
Administrata e Kuvendit në vitin tjetër po hyn më e përgatitur dhe e aftësuar për të përmbushur obligimet e saj, duke ofruar mbështetje profesionale dhe teknike për realizimin e programit të punës së Kuvendit për vitin 2010.
Për përmbushjen e funksioneve të tij, Kuvendi është ndihmuar nga donatorë dhe organizata implementuese, si USAID, Komisioni Evropian, UNDP, OSBE, NDI, KIPRED, GTZ dhe parlamente të vendeve mike. Përkrahja me ekspertë, është përqendruar kryesisht në punën e komisioneve parlamentare.
Kuvendi, në zbatimin e planeve dhe objektivave të tij do të vazhdojë ta ketë këtë mbështetje të jashtme edhe gjatë vitit 2010. Në këtë fundviti, duke u uruar festat, falënderojmë të gjithë mbështetësit zemërgjerë të Kuvendit të Kosovës.
Në vitin që po hyjmë Kuvendi ka një bazë solide të zhvillimit të aktiviteteve të reja, duke ushtruar rolin kushtetues që ka dhe duke vazhduar zbatimin e objektivave.
Kuvendi do t’i avancojë rezultatet e deritanishme, do t’i përmirësojë kushtet e punës, kontaktet e deputetëve me qytetarët, do të këmbejë përvoja parlamentare dhe do të ngritë zhvillimin profesional të punonjësve të administratës, nëpërmjet trajnimeve të rregullta.