Lajmet e fundit
Takim i fundvitit i kryeparlamentarit Krasniqi me gazetarë
, 30.12.2009
Gjatë vitit 2009, Kuvendi ka ushtruar me sukses funksionin e vet kushtetues, duke vazhduar ta forcojë rolin e tij ligjvënës, përfaqësues dhe atë të kontrollit, e ka rritur transparencën e komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet tjera e shoqërinë civile. Kështu ka thënë sot gjatë një takimi përmbyllës për vitin 2009, me përfaqësues të mediave, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.
Kryeparlamentari Krasniqi, duke bërë një përmbledhje të punës së legjislativit gjatë vitit 2009, ka thënë para gazetarëve se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka punuar sipas Planit të Veprimit dhe Programit të Punës për vitin 2009. Ai ka thënë se nga projektligjet e parapara, në Kuvend janë proceduar 52 dhe janë miratuar 37 prej tyre. Gjithashtu, Kuvendi ka mbajtur 40 seanca parlamentare, prej të cilave nëntë kanë qenë solemne, ka miratuar një rezolutë, një deklaratë dhe një varg marrëveshjesh e memorandumesh bashkëpunimi.
Kreu i Kuvendit tha se për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit për vitin 2009, është shqyrtuar në parim dhe në një nga seancat e radhës do të miratohet Plani i Veprimit të Kuvendit për Integrim Evropian. Miratimin e djeshëm të Projektligjit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2010, kryeparlamentari Krasniqi e vlerësoi si një të arritur të rëndësishme, para përfundimit të vitit 2009.
I pari i Kuvendit të Kosovës pohoi se janë arritur rezultate të mira edhe në diplomacinë parlamentare, dhe njoftoi për vizitat në shtete të ndryshme. Krasniqi tha se gjatë vitit 2009 në Kuvend u zgjodhën edhe tri organe të rëndësishme kushtetuese: Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit dhe Bordi i RTK-së. Shoqëria civile, tha kryetari i Kuvendit, ka marrë pjesë në procesin ligjor dhe në të gjitha dëgjimet publike për çështje më rëndësi të veçantë, të organizuara nga komisionet parlamentare.
“Gjatë këtij viti kanë vazhduar investimet kapitale për përmirësimin e kushteve të punës në Kuvend, por ende ka mungesë të ndjeshme të hapësirës dhe kushteve normale të punës. Administrata e Kuvendit në vitin tjetër po hyn më e përgatitur dhe e aftësuar për të përmbushur obligimet e saj”, tha kryparlamentari Krasniqi.
Kryetari i Kuvendit përmendi edhe ndihmën nga donatorë dhe organizata implementuese, si USAID, Komisioni Evropian, UNDP, OSBE, NDI, KIPRED, GTZ dhe parlamente të vendeve mike, ndërsa, pohoi se Kuvendi, mesatarisht në çdo seancë ka miratuar një ligj, por Plani Legjislativ nuk është përmbushur, për shkak të volumit të tij tepër ambicioz.
“Buxheti vjetor është shpenzuar në masën prej rreth 73 %, kurse suficiti është kryesisht rezultat i ngecjes së punës në Qendrën Protokollare në Gërmi”, theksoi Krasniqi. Sa i përket Rregullores së re të Punës së Kuvendit, kryeparlamentari shfaqi besimin se ajo do të procedohet gjatë muajt janar.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Krasniqi tha se Kuvendi, së bashku me Qeverinë, ka pasur një plan më ambicioz për miratimin e ligjeve. Në mos miratimin e numrit të ligjeve të planifikuara, kryetari i Kuvendit tha se kanë ndikuar shumë faktorë, duke përmendur koston buxhetore, kapacitetet e kufizuara profesionale për hartimin e ligjeve, dhe procedurat aktuale për hartimin dhe miratimin i ligjeve. Krasniqi tha se me këto procedura do të jetë e vështirë që të hartohen dhe miratohen më shumë ligje.
I pyetur se çfarë qëndrimi mund të japë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, kreu i legjislativit tha se pret që të respektohet vullneti i qytetarëve të Kosovës.
Sa i përket mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin në vijim, Krasniqi ka theksuar se nëse është interesi i Kosovës, ato mund të mbahen. Në vijim, kryeparlamentari ka thënë se zgjedhjet e sivjetme lokale nuk treguan ndonjë rikonfigurim të forcave politike në krahasim me zgjedhjet e vitit 2007. Ai ka potencuar se të gjitha partitë politike në Kosovë duhet të angazhohen për zgjedhje të rregullta dhe normale, që sipas marrëveshjes, duhet të mbahen në vitin 2011.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka folur edhe për Qendrën Protokollare në Gërmi, për të cilën ka thënë se do të ketë komunikime me Presidencën dhe Qeverinë, për të parë nëse është interes i përbashkët për ta pasur një ndërtesë protokollare për institucionet e Kosovës.
Kryeparlamentari Krasniqi, duke i falënderuar gazetarët për përcjellje korrekte dhe profesionale të punës së Kuvendit të Kosovës, iu ka uruar atyre Vitin e Ri 2010, dhe iu ka dëshiruar shëndet dhe suksese gjatë vitit në vijim.