Lajmet e fundit

Nga Komisioni për Bujqësi...

, 12.01.2010




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, i kryesuar nga Naser Rugova kryetar i komisionit, shqyrtoi Projektligjin për financimin e programeve të veçanta të banimit.

Grupi punues paraqiti vërejtjet dhe sugjerimet që kishte para komisionit rreth këtij Projektligji.

Komisioni pasi që analizoi secilin nen dhe amendament të Projektligjit të propozuar, vendosi që ta mbështesë atë dhe ta dërgojë në procedura të mëtutjeshme për miratimin e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në vazhdim u mbështet edhe Raporti i Punës për vitin 2009 i komisionit , me ç’rast u dha një përshkrim i punës. Komisioni ka 4 grupe punuese, ka mbajtur 31 mbledhje, dhe ka shqyrtuar 11 projektligje, ka analizuar raporte të agjencive të pavarura, si dhe ka zhvilluar aktivitete të tjera që bien në fushëveprimin e komisionit, u tha në takim.

Në fund të takimit u shtrua nevoja që ka komisioni për ekspertë ligjorë, dhe ekspertë të fushave që bien në domenin e punës së komisionit, për të rritur cilësinë e ligjeve që do të rekomandoheshin për miratim në Kuvendin e Kosovës.
Nga Komisioni për Bujqësi...