Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 12.01.2010




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të cilin e kryesoi kryetari z. Sadik Idriz, mbajti sot mbledhje dhe si pikë kryesore e rendit të ditës ishte Raporti i punës së Komisionit për vitin 2009. Raportin e përmendur të punës të Komisionit e paraqiti kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, z. Sadik Idriz.

Duke folur për punën e Komisionit në këtë mbledhje, z. Idriz përveç të tjerash theksoi se, duke u nisur nga plani i tij aksional dhe programor njëvjeçar, ky Komision në masë të madhe e ka përmbush programin dhe planin e tij në vitin e kaluar. Gjatë vitit të kaluar Komisioni mbajti gjithsej 25 mbledhje të rregullta, 2 diskutime publike, 4 shqyrtime të projektligjeve, 2 monitorime të ligjeve, 6 mbledhje të grupeve të punës dhe kishte gjithsej 7 vizita, nga këto 6 brenda dhe 1 jashtë vendit.

Ky Komision, përveç kësaj në fushëveprimin e tij ka amendamentuar shumë projektligje, ka formuar disa nënkomisone, ka mbikëqyrë implementimin e ligjeve të miratuara nga ana e Kuvendit të Kosovës nga fushëveprimi i tij, ka vizituar si si institucionet qendrore po ashtu edhe institucionet lokale, ka bashkëpunuar me institucionet ndërkombëtare dhe me përfaqësuesit e tyre dhe njëherësh ka kryer edhe punë të tjera nga veprimtaria e tij.

Në fund raporti njëvjeçar i punës i Komisionit për vitin 2009 u miratua njëzëri nga anëtarët e Komisionit.
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale