Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit

, 15.01.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit, të kryesuar nga Hydajet Hyseni- Kaloshi, vazhdoi shqyrtimi i propozim-amendamenteve plotësuese në projekt-Rregulloren e Punës se Kuvendit. Këto amendamente të këtij Komisioni më shumë ishin të natyrës teknike, përkatësisht gjuhësore e terminologjike. Po kështu, në këtë mbledhje u përkrahën edhe dy amendamente, të adresuara nga ane e Komisionit për Integrime Evropiane, e që dalin nga Raporti i Progresit të KE-së. Anëtarët e komisionit u angazhuan drejt shpejtimit të dinamikës së finalizimit të amendamentimit të Rregullores, në mënyrë që ajo sa më shpejt të procedohet për shqyrtim të dytë në Kuvend.
Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit