Lajmet e fundit

Mbahet një ceremoni e Grupit të Miqësisë Kosovë-Gjermani

, 15.01.2010




Të hënën, më 18 janar të vitit 2010, duke filluar nga ora 13, kryetari i Grupit të Miqësisë Kosovë-Gjermani, deputeti Arsim Rexhepi, organizon një koktej në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës,( kati i pestë), me rastin e formimit të Grupit të Miqësisë Kosovë – Gjermani. Në këtë ceremoni marrin pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ambasadori gjerman, Hans- Dieter Steinbach, anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, shefat e grupeve parlamentare, si dhe deputetë- anëtarë të Grupit të Miqësisë Kosovë-Gjermani.

Ceremonia është e hapur për media.