Lajmet e fundit
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
, 15.01.2010
Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri, ka mbajtur sot një dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Klasifikimin e Informatave dhe Verifikimin e Sigurisë.
Qëllimi i këtij Projektligji është themelimi i një sistemi unik për klasifikimin dhe ruajtjen e informatave që kanë të bëjnë me interesat e sigurisë së Kosovës, si dhe për verifikimin e sigurisë së personave që kanë çasje në këto informata, është thënë në këtë takim.
Në debat, morrën pjesë drejtori i Agjencionit Kosovar të Intelegjencës, Bashkim Smakaj, përfaqësues të Zyrës së Kryeministrisë, Ministrisë së Forcës së Sigurisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe këshilltarë e ekspertë të ndryshëm nga fusha e drejtësisë dhe sigurisë.
Në fillim të dëgjimit Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, këtë projektligj e ka vlerësuar të rëndësishëm dhe voluminoz, i cili rregullon çështje të ndjeshme, prandaj, ai kërkoi opinione të të pranishmëve rreth projektligjit, duke kërkuar njëherazi të analizohet edhe legjislacioni i vendeve tjera që e rregullon këtë fushë.
Ky projektligj është sponsorizuar nga Zyra e Kryeministrit, dhe përfaqësues të kësaj zyre, më pas kanë shpjeguar procedurën e hartimit të ligjit dhe u janë përgjegjur interesimit dhe komenteve të bëra nga të pranishmit. Ata theksuan se, për hartimin e këtij projektligji i cili është punuar në bazë të standardeve të BE-së, janë konsultuar edhe me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Ata, u shprehën se projektligji është i bazuar kryesisht nga sistemi gjerman, por edhe nga legjislacionet e vendeva tjera, si nga Franca, Sllovakia, Çekia, dhe vende të rajonit.
Përfaqësues të Ministrisë së Forcës së Sigurisë dhe të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, parashtruan disa vërejtje rreth projektligjit. Megjithatë, këta të fundit vlerësuan se projektligji është ndër ligjet më të avancuara në vend. Ndërkaq, të gjithë pjesëmarrësit kërkuan që të miratohet sa më shpejt ky ligj, nga Kuvendi i Kosovës.
Çështja e emrit të këtij projektligji, ishte po ashtu temë diskutimi, duke ngjallur debate të shumta nëse duhet ndryshuar emërimi I këtij projektligji ose jo. Drejtori i Agjensionit Kosovar të Intelegjencës, Bashkim Smakaj, tha ndër të tjera se ky projektligj përshfshin dy fusha të ndara dhe se ka pasur mundësi të jenë dy projektligje të veçanta, ai për klasifikim dhe ai për verifikim. Megjithatë, Smakaj ka theksuar se teksti i projektligjit është i mirë dhe se i ka të gjitha mundësitë që të miratohet.
Të gjithë debatuesit e sotëm, vlerësuan se çështjet teknike dhe përkthimi duhet të jenë të një niveli më të lartë.
Në fund të dëgjimit, kryetari I Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, theksoi se shqyrtimi për këtë projektligj do të vazhdojë tutje, nga grupi punues. Ai kërkoi nga të pranishmit që të gjitha propozimet dhe opinionet që kanë rreth projektligjit, t’i sjellin me shkrim në formë të propozimeve konkrete.
Ky ligj do të zbatohet ndaj të gjitha institucioneve publike, përfshirë këtu Qeverinë, ministritë dhe agjencitë ekzekutive të qeverisë, si dhe institucionet e tjera publike të degës së ekzekutivit, Kuvendin e Kosovës si dhe institucionet e tjera publike të Kuvendit, Presidencën, komunat si dhe institucionet tjera publike të komunave, institucioneve të sigurisë të Kosovës, organeve të pavarura si dhe gjykatave dhe prokurorisë publike. Po ashtu ky ligj zbatohet edhe ndaj shoqërive tregtare, OJQ-ve, si dhe e organizatat tjera të sektorit privat.