Lajmet e fundit
Koktej për Grupin e Miqësisë Kosovë-Gjermani
, 18.01.2010
Me rastin e inaugurimit të Grupit të Miqësisë Kosovë- Gjermani, deputeti Arsim Rexhepi, në cilësinë e kryetarit të Grupit të Miqësisë organizoi koktej rasti.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë dr.Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ambasadori gjerman, Hans- Dieter Steinbach, anëtar të Kryesisë së Kuvendit, shefat e grupeve parlamentare, si dhe anëtarë të Grupit të Miqësisë Kosovë – Gjermani.
“Është simbolik fakti që në prag të dy vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, edhe formalisht të lidhim miqësi mes parlamenteve tona”, u shpreh Krasniqi.
Kryeparlamentari i Kosovës theksoi se përkushtimet tona për miqësi të ndërsjellë do të jenë të vazhdueshme. ”Ndihma e Gjermanisë ka qenë në shumë fusha, e veçanërisht në atë politike, dhe meritë të veçantë për këtë ka ambasadori Steinbach”, tha kryeparlamentari Krasniqi.
Ndërkaq, ambasadori Steinbach u shpreh se, edhe përkundër agjendës së ngjeshur që ka Kuvendi i Kosovës, gëzon fakti se ai po bën përpjekje të vazhdueshme për avancimin e raporteve ndërmjet popujve dhe institucioneve të të dy vendeve. Ambasadori gjerman tha se në vitin 2010 do të bëjmë përpjekje intensive që Bundestagu Gjerman dhe Kuvendi i Kosovës të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin mes vete.
Në vazhdim, kryetari i grupit Kosovë- Gjermani, deputeti Rexhepi, u shpreh se, është ndjenjë e veçantë të jesh pjesëmarrës i një nisme të tillë, për të kurorëzuar edhe në këtë formë miqësinë parlamentare, miqësinë shekullore mes popujve tanë. Rexhepi, pasi dha një historik të shkurtër, duke pasqyruar raportet e mira në mes popullit shqiptar dhe atij gjerman, ndër të tjera tha se, në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të kaluar, qindra shqiptarë duke ikur nga shtypja politike dhe ekonomike e regjimit pushtues serb, zunë vend dhe gjetën një Atdhe të dytë, në Gjermani.
Në fund të pranishmit kaluan çaste miqësore në koktejin e organizuar me këtë rast .