Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 18.01.2010
Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, para anëtarëve të komisionit, ka paraqitur punën e kësaj ministrie, duke u ndërlidhur në vërejtjet që i janë bërë kësaj ministrie nga Raporti i Progresit gjatë vitit të kaluar. Ministri Pajaziti ka prezantuar para anëtarëve çështje të ndryshme, duke u nisur nga prodhimi i dokumenteve, strukturat paralele, kufinjtë e Kosovës, si dhe rreth rastit të “Dhomës së dëshmive”.
Sa i përket strukturave paralele, ministri Pajaziti theksoi se kjo çështje akoma mbetet një sfidë për ministrinë të cilën e udhëheq ai, megjithëse sipas tij në bashkëpunim me partnerët evropianë, kanë arritur që ta ndalojnë lëshimin e pasaportave të Serbisë për qytetarët e Republikës së Kosovës. “Këto pasaporta nuk janë valide për anëtarë të BE-së”, tha ministri i MPB-së.
Përsa i përket dokumenteve të udhëtimit, ministri theksoi se këto dokumente kanë pasur vlerësime pozitive, edhe sa i përket përmbajtjes së elementeve të sigurisë. Ndërsa, lidhur me kufijtë e Kosovës, ai tha se kufijtë e vendit janë më se të sigurt dhe se menaxhohen nga dy insitucione: Policia e Kosovës dhe Doganat e Kosovës, përderisa sipas tij vija e gjelbër dhe vija e kaltër kontrollohen nga KFOR-i. Por, këto përgjegjësi gradualisht do të kalojnë në duart e vendorëve, tha ai.
Pajaziti, kërkoi po ashtu nga Komisioni që të shqyrtohet sa më shpejt Projektligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili sipas ministrit është i një rëndësie të veçantë sa i përket liberalizimit të vizave.
Anëtarët e Komisionit kërkuan sërish sqarime lidhur me rastin e vjedhjes në Dhomën e Dëshmive, që pati ndodhur gjatë vitit të kaluar. Ministri Pajaziti, sqaroi se këtë rast janë duke e hetuar organet e EULEX-it. Ai, tha se do ta njoftojë komisionin posa të përfundojnë hetimet nga EULEX-i.
Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni është bërë edhe shqyrtimi i Raportit të ekspertit ndërkombëtar, Sotiraq Guga, të cilin para anëtarëve të komisionit, e prezantoi këshilltari i tij.
KE e ka përpiluar një projekt, përmes së cilit është bërë projekti i binjakëzimit, me ç‘rast është përfshirë edhe Parlamenti i Kosovës, gjegjësisht Komisioni për Integrime Evropiane. Përmes këtij raporti është bërë vlerësimi i gjendjes së tanishme të strukturës dhe operimit të Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, duke u sqaruar se çfarë mund t’i ofrojë KP-IE-së projekti i binjakëzimit për IE. Ky dokumnent përfshin temat kryesore që ky komision duhet fokusuar në të ardhmen.
Komisioni për Integrime Evropiane është vlerësuar si shumë aktiv dhe i gatshëm që të shqyrtojë në mënyrë të hollësishme obligimet dhe veprimet e nevojshme të parlamentit në ndjekjen e agjendës së integrimit evropian. Komisioni, ka bërë një punë të madhe në dhënien e sugjerimeve për kapërcimin e sfidave të identifikuara në raportin e Progresit të vitit 2008 të mbështetur po ashtu me një plan veprimi.
Me këtë rast, u bë edhe shqyrtimi i projektligjit për turizëm dhe shërbime turistike me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. U konstatua se projektligji së bashku me amendamentet e komisionit funksional nuk cenon standardet ndërkombëtare, ndaj ai mund të procedohet më tutje.