Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

, 19.01.2010




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga Ismet Beqiri, kryetar, miratoi raportin e punës për vitin 2009. U tha se ky raport në mënyrë të kënaqshme pasqyron punën një vjeçare të komisionit, por u dhanë edhe disa vërejtje. Komisioni pasi që miratoi raportin, vijoj mbledhjen rreth shqyrtimit të Projektligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Në lidhje me këtë komisioni vendosi që të formoj një grup punues i cili në bashkëpunim edhe me organizatat, shoqatat, dhe institucionet që kanë fushëveprimtari të njëjtë, të sjellin në komision amendamentet .
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...