Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 19.01.2010
Në mbledhjen e saj të parë të sesionit pranveror, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, bashkë me shefat e grupeve parlamentare, drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka vendosur që seancën e parë të këtij sesioni ta mbajë më 28 janar. Pas shterimit të pikës së zakonshme të seancave të rregullta, pyetjet parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës dhe përgjigjeve të Kabinetit qeveritar në pyetjet e shtruara, deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë dhjetë projektligje: Projektligjin për Kryqin e Kuq të Kosovës, atë për Përdorimin dhe mbrojtjen e emblemës të Kryqit të Kuq, emblemave tjera dalluese dhe sinjaleve, Projektligjin për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, Projektligjin për inspektoratin e tregut dhe mbikëqyrjen inspektuese, Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, Projektligjin për energjinë, Projektligjin për mjekësinë ligjore, Projektligjin për produktet dhe pajisjet medicinale, Projektligjin për rregullatorin e energjisë, si dhe Projektligjin për energjinë elektrike.
Në kuadër të mocioneve dhe rekomandime Kryesia ka shqyrtuar Strategjinë legjislative për vitin 2010 dhe Rekomandimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, si dhe propozimin e Qeverisë për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, i cili i është përcjellë komisionit funksional.
Vëmendje e veçantë në këtë takim i është kushtuar kërkesës së Grupit Parlamentar të LDD-së, për debat parlamentar për, siç thuhet në kërkesë: ”Zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe praninë e strukturave paralele serbe në territorin e Republikës së Kosovës” . Kryeparlamentari Krasniqi, por edhe anëtaret e tjerë të Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare e kanë mbështetur kërkesën, por ka pasur tone të ndryshme lidhur me përfundimin e debatit, me miratim të një dokumenti obligativ për Kuvendin dhe institucionet e tjera të vendit. Është vendosur që kërkesa t’i përcillet Qeverisë, e cila duhet të paraqesë në Kuvend materialin e nevojshëm për gjendjen faktike në terren lidhur me çështjen, për të cilin debatohet, kurse parashtruesi i kërkesës (LDD-ja) mbetet që të hartojë një draftdokument (deklaratë ose rezolutë), i cili duhet të plotësohet dhe miratohet në fund të debatin në seancën e parë të muajit shkurt.