Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 20.01.2010
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim , i kryesuar nga zonja Sanije Alijaj- zëvendëse e parë e Komisionit, sot mbajti mbledhje, dhe pikë kryesore për diskutim ishte Raporti për punën e Komisionit për vitin 2009, të cilin e paraqiti zonja Sanije Alijaj- zëvendëskryesuese e parë e Komisionit.
Në këtë mbledhje, duke diskutuar për punën e Komisionit gjatë vitit 2009, zonja Alijaj, përveç tjerash, theksoi se duke u nisur na Plani dhe progrmai njëvjeçar i punës, ky Komision në pjesën më të madhe e ka përmbushur Planin dhe programin e vet të punës për vitin 2009.
Gjatë vitit të kaluar, Komisioni mbajti gjithsej 18 mbledhje, një tryezë të rrumbullakët, 37 shqyrtime projektligjesh, dy monitorime ligjesh, dy mbledhje të grupeve punuese dhe i ka realizuar gjithsej tri vizita brenda Kosovës.
Krahas kësaj, ky Komision, në lëmin e e fushëveprimtarisë së vet ka amenduar në shumë projektligje, ka formuar disa nënkomisione, ka bërë mbikëqyrjen në implementimin e ligjeve të miratuara nga ana e Kuvendit të Kosovës, të cilat kanë qenë në fushëveprimtarinë e këtij Komisioni, ka vizituar si institucionet lokale ashtu edhe ato qendror, ka bashkëpunuar me institucionet ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e tyre dhe njëherit ka kryer edhe punë tjera nga fushëveprimatria e vet.
Në këtë mbledhje, me disa ndryshime e plotësime, Raporti i punës së Komisionit për vitin 2009 u miratua njëzërit.