Lajmet e fundit
Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, priti ambasadorin e Francës në Kosovë, z.Jean-François Fitou
, 25.01.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim njohës me ambasadorin e Francës në Kosovë, z.Jean-François Fitou. Pasi i uroi mirëseardhje ambasadorit francez, kryekuvendari Krasniqi çmoi lart kontributin e Francës për pavarësinë e vendit dhe mbështetjen që po i jep Franca Kosovës. “Jemi mirënjohës për kontributin e madh që ka dhënë presidenti Sarkozy, si dhe z. Kushner për Kosovën. Falënderojmë po kështu Parlamentin Nacional të Francës për mbështetjen e Kuvendit të Kosovës në kuadër të Konzorciumit të katër shteteve që ndihmuan Kuvendin e Kosovës. Kuvendi i Kosovës është i interesuar të vendosë marrëdhënie bilaterale më Kuvendin Nacional të Francës, ndërsa në këtë aspekt do të ndihmojë edhe kontributi i juaj për forcimin e këtyre marrëdhënieve”, theksoi kryeparlamentari Krasniqi. Duke folur për synimet e ardhshme të Kosovës, z. Krasniqi tha se synim kryesor i Kosovës është anëtarësimi në Evropë. Për realizimin e synimeve euroatlantike Kosova ka nevojë për mbështetjen e Francës. Kosova pret që Franca ta mbështesë edhe në procesin e liberalizimit të vizave, i cili për Kosovën është i një rëndësie të veçantë. Në vijim kryekuvendari Krasniqi foli edhe për çështjen e integrimit të komuniteteve në jetën shoqërore e institucionale, me theks të veçantë të komunitetit serb. Në këtë vështrim kryekuvendari Krasniqi theksoi se shteti serb vazhdon t’ u bëjë thirrje serbëve të Kosovës që të mos integrohen në jetën institucionale e shoqërore, duke bërë thirrje edhe për bojkot të institucioneve të Kosovës, megjithëse pas zgjedhjeve lokale gradualisht po shihet një qasje tjetër e komunitetit serb, në raport me institucionet e Kosovës. Ndërkaq, problem mbetet edhe më tutje çështja e Veriut të Kosovës. Kryekuvendari Krasniqi foli edhe për raportet e mira që ka Kosova me të gjitha shtetet fqinje , me përjashtim të Serbisë, e cila vazhdon politikën e saj të mosbashkëpunimit.
Pasi u falënderua për pritjen dhe informatat e bollshme për rrjedhat aktuale në Kosovë, ambasadori francez tha se Kosova ka një perspektivë evropiane, perspektivë kjo që do të përkrahet nga Franca. Franca është shumë e interesuar për integrimet evropiane të Kosovës, ndërkaq, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave ambasadori francez tha se projekti i liberalizimit të vizave është projekt i gjatë, njëkohësisht edhe teknik. Sa i përket Veriut të Kosovës, z.Jean-François Fitou tha se Franca është e interesuar që Veriu të integrohet në jetën institucionale të Kosovës. Strukturat paralele serbe , tha ai, nuk do të mund të vazhdojnë gjatë , ato do të zëvendësohen nga institucionet legjitime, theksoi ambasadori francez.