Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
, 25.01.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, u shqyrtua Strategjia e Energjisë Elektrike për periudhën 2009-2018. Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe Raporti i punës së komisionit për vitin 2009 si dhe propozimi i Qeverisë së Kosovës për anëtarët e Bordit për Miniera dhe Minerale.
Anëtarët e komisionit u angazhuan që strategjia, para se të shkojë për miratim në Kuvendin e Kosovës, të jetë sa më mirë e analizuar. Ata dhanë vërejtjet e tyre me ç’rast thanë se, Termocentrali Kosova B nuk duhet privatizuar, ndërsa termocentrali i ri, Kosova e Re të ndërtohet në vendin e Termocentralit Kosova A, dhe kapacitetet prodhuese t’i ketë në harmoni me kërkesat e vendit. Komisioni vendosi që Strategjia Elektrike 2009-2018, të kalojë në Kuvend dhe në lidhje me të, të diskutohet në një nga seancat plenare.
Ndërkaq, në lidhje me propozimin e Qeverisë që ka të bëjë me emërimin e anëtarëve të Bordit për Miniera dhe Minerale,( në harmoni me nenin 92 paragrafi 4, dhe nenit 93 paragrafit 4 të Kushtetutës së Kosovës), komisioni vendosi që të propozuarit nga Qeveria: Ahmet Tmava, Xhevdet Kastrati, Ibush Jonuzi dhe Shaip Latifi t’i propozohen për miratim Kuvendit, në një nga seancat plenare.
Komisioni vendosi që në mbledhjen e ardhshme të ftohet edhe ministri i Post-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, për të njoftuar rreth fillimit të punimeve në Autorrugën Vërmicë-Merdar.
Në këtë mbledhje komisioni miratoi edhe Raportin e punës të tij një vjeçare.