Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit

, 26.01.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit, të kryesuar nga Hydajet Hyseni – Kaloshi, kryetar i Komisionit, u përkrah procedimi i Rregullores së Kuvendit për shqyrtim të dytë. Komisioni në vijim shqyrtoi Planin e Veprimit të Kuvendit për Integrime Evropiane në kontekstin e detyrave që dalin nga fushë veprimtaria e këtij Komisioni. Në këtë vështrim u tha se Komisioni do të përqendrohet sidomos në tri segmente të punës: fjalori parlamentar, mandatet dhe imunitetet, si dhe strukturimi i komisioneve e konflikti i interesave, për të cilat do të formohen edhe grupe përkatëse punuese. Komisioni u pajtua që çdo tre muaj të vlerësojë edhe çështjen e zbatimit të Rregullores së Kuvendit. Në këtë mbledhje u miratua edhe Plani i punës së këtij Komisioni për vitin 2010.
Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit