Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 26.01.2010
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, e ka plotësuar rendin e ditës për seancën e 28 janarit. Duke pasur parasysh nevojën e ngutshme për të gjetur zgjidhje të përkohshme për nevojat financiare të RTK-së, pos 13 pikave të parapara në mbledhjen e fundit të Kryesisë ( më 19 janar) do të shqyrtohen edhe Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për ndarjen mjeteve financiare RTK-së dhe propozimi i Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale.
Duke e shqyrtuar Rekomandimin të Komisionit për Mbikqyrje të Financave Publike, lidhur me mandatin dhe Rregulloren e Punës së Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike, anëtarët e Kryesisë kanë vlerësuar se çështja duhet t’i kalojë Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës, për të përgatitur rekomandimet për Kryesinë.
Lidhur me kërkesën e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media për lejimin e kohës shtesë për shqyrtimin e Projektligjit për Shërbimin Civil dhe Projektigjit për Pagat e Nëpunësve Civil, kryeparlamentari Krasniqi, por edhe shumica e anëtarëve të Kryeseisë, me gjithë afatin shtesë prej 15 ditësh që e kanë lejuar për këtë komision, kanë mbajtur qëndrimin që dy muajt e rregullt për shqyrtim të projektligjeve nëpër komisione (deri në miratim të tyre), janë më se të maftueshëm, dhe kanë kërkuar që projektligjiet jocilësore (që kërkojnë amendamentin shumë të gjerë) t’ kthehen sponorisuesit që në shqyrtim të parë.
Duke shqyrtuar kërkesën e Muzeut të Kosovës për mbrojtjen, ruajtjen dhe prezantimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, Kryesia ka rekomanduar që të veprohet konform Ligjit për Trashëgjëminë Kulturore.
Kryesia e ka shqyrtuar edhe ftesën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, për pjesëmarrje të një delegacioni parlamentar të Kuvendit në seminarin me temën “Zhvillimet Regjionale në Kaukazin Jugor, sfidat, mundësitë dhe perspektivat”, i cili mbahet në Jerevan të Armenisë, nga 11 deri me 13 mars 2010, duke e caktuar edhe delegacionin treantarësh të Kuvendit të Kosovës, i cili do të marrë pjesë në këtë takim.
Në takimin e sotëm është shqyrtuar edhe kërkesa e deputetëve Hafize Hajdini dhe Etem Arifi (nga Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës), për emërimin me rotacion në Kryesinë e Kuvendit, si dhe kërkesa të ndryshme të komisioneve parlamentare dhe të deputetëve për vizita jashtë vendit.