Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 27.01.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i komisionit, u shqyrtua raporti i punës për vitin 2009 dhe plani i punës për vitin 2010.

Gjatë miratimit të raportit të punës për vitin 2009, anëtarët e komisionit vlerësuan se plani njëvjeçar i punës së komisionit është përmbushur plotësisht.

Po ashtu, anëtarët e Komisionit, pa asnjë vërejtje e miratuan në parim edhe planin e punës për vitin 2010.
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri