Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 27.01.2010
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe kthim, të cilin e kryesoi nënkryetarja e Komisionit znj. Sanije Alijaj, mbajti sot mbledhjen, ku temë kryesore e rendit të ditës ishte Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së këtij Komisioni për vitin 2010.
Në mbledhje u tha se në Planin e punës së këtij komisioni është përfshirë procedimi dhe shqyrtimi i ligjeve me rëndësi vitale, para së gjithash ato që kanë të bëjnë me të drejtat dhe interesat e komuniteteve, jetojnë dhe punojnë në Republikën e Kosovës, si p.sh Projektligji për Qeverinë, Projektligji për Qytetin e Prishtinës, Projektligji për Nëpunësit Civil, Projektligji për Pagat e Nëpunësve Civil, Projektligji për Shitjen e Banesave me të Drejtë Pronësore. Njëkohësisht, Komisioni do ta mbikëqyr zbatimin e Ligjit për Qeverinë e Kosovës në kuvendet komunale dh institucionet publike, do të organizojë debate publike, tryeza të rrumbullakëta dhe forma të tjera të bashkëpunimit, me qëllimi të grumbullimit të informatave dhe publikimin e detyrave nga fushë veprimtaria e vet. Gjithashtu, do të organizojë takime me institucionet e Kosovës, para së gjithash me kompetentët e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Ministrisë për Qeverisje Lokale, Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, Ministrisë për Arsim, Shkencë, Teknologji, Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe me kompetentët e zyrës së Avokatit të Popullit në Kosovë dhe SHPK-së, si dhe do të ketë takime me përfaqësuesit ndërkombëtar dhe institucionet si: OSBE, NDI dhe UNDP.
Duke u bazuar në Planin për vitin 2010, anëtarët e Komisionit do të organizojnë vizita në disa komuna të Kosovës ku jetojnë pjesëtarët e komuniteteve pakicë, si dhe disa vende të rajonit dhe institucionet ndërkombëtare në Evropë, që merren me çështjen e komuniteteve.
Në vazhdim të kësaj mbledhjeje, Komisioni, me disa ndryshime dhe plotësime, ka miratuar Planin e punës së këtij Komisioni për vitin 2010, si dhe ka shqyrtuar edhe propozimin e Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrime Evropiane.