Lajmet e fundit
Telegram ngushëllimi, i dr. Jakup Krasniqit, me rastin e vdekjes së kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati
, 30.01.2010
Me rastin e vdekjes se kryetarit të Komunës së Istogut dhe njëherësh , nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Ferati, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit, Kuvendit Komunal të Istogut dhe Kryesisë së LDK-së. Në telegram theksohet se vdekja e hershme e veprimtarit dhe kryetarit të Kuvendit të Istogut, Fadil Ferati, është humbje e madhe, jo vetëm për Komunën e Istogut, por edhe për gjithë institucionet e Kosovës.