Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 02.02.2010
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, i kryesuar nga zëvendëskryesuesja e parë, zonja Rita Hajzeraj, sot mbajti mbledhje, ku për pikë kryesore pati miratimin e Raportit përfundimtar për Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për duhanin, nr. 02/L-36.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe ata të UNDP-së, KDI-së dhe Asociacionit të komunave të Kosovës.
Pas shqyyrtimit të këtij Projektligji, anëtarët e Komsionit, me disa vërejtje të vogla, përkrahën të njëjtin dhe morën vendim që për miratim t'i procedohet Kuvendit të Kosovës.
Po në këtë mbledhje, për shqyrtimin e Projektligjit për përdorimin dhe mbrojtjen e emblemes së Kryqit të Kuq, shenjave dhe sinjaleve të posaçme, si dhe Projektligjit për produktet medicionale dhe pajisjet, u formuan tri grupe punuese treanëtarëshe.
Nën pikën të ndryshme, anëtarët e këtij Komisioni përkrahën grevën njëditëshe të të punësuarve në QKUK që e organizonë Sindikata e pavarur e QKUK-së ( e lajmëruar për nesër, datë 03.02 2010), në kërkesat e tyre për rritjen e të ardhurave personale që janë në përpjestim me kolgët në rajon, miratimi i Ligjit të punës, atij për sigurimin shëndetësor dhe status të posaçëm për QKUK-në.