Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit
, 04.02.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit, të kryesuar nga Hydajet Hyseni – Kaloshi, u shqyrtua përfundimi i Kryesisë se Kuvendit lidhur me rekomandimin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, që ka të bëjë me disa çështje të fushëveprimit dhe strukturimit të këtij Komisioni. Përkitazi me këtë, u tha se për çështjen e fushëveprimit të Komisionit, nuk mund të vendosë Komisioni për Mandate, sepse për këtë çështje vendos Kuvendi, sipas propozimit të Kryesisë. Ndërkaq, çështja e strukturimit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike mund të shqyrtohet në kuadër të strukturimit të të gjitha komisioneve, e jo ad-hoc për çdo komision. Komisioni nuk ishte i mendimit se çështjet e ngritura nga ana e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike të hapen tashmë në prag të vënies në rend dite të Rregullores së Kuvendit, në seancë plenare për shqyrtim të dytë (miratim).
Komisioni në vijim bëri edhe disa plotësime të Planit dhe Programit të Punës për vitin 2010, të cilin kohë më parë e kishte miratuar në parim.
Komisioni në vijim bëri edhe disa plotësime të Planit dhe Programit të Punës për vitin 2010, të cilin kohë më parë e kishte miratuar në parim.