Lajmet e fundit

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryekuvendari , dr. Jakup Krasniqi, nesër kthehet nga vizita në Londër dhe Belfast

, 05.02.2010




Të shtunën, më 6 shkurt 2009, delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit , dr. Jakup Krasniqi, në përbërje të të cilit janë edhe anëtari i Kryesisë, Ibrahim Gashi, shefi i Kabinetit të kryetarit , Mehmet Hajrizi dhe këshilltari për marrëdhënie me jashtë, Skënder Reçica, kthehet në Prishtinë. Delegacioni i Kuvendit mori pjesë në punimet e Konferencës Ndërkombëtare Parlamentare mbi Ndërtimin e Paqes, e cila u mbajt në Londër dhe në Belafst,, si dhe pati takime me udhëheqës të lartë të parlamenteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Irlandës.

Delegacioni i Kuvendit pritet të arrijë në Aeroportin e Prishtinës rreth orës 15,30.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryekuvendari , dr. Jakup Krasniqi,  nesër kthehet nga vizita në Londër dhe Belfast