Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 09.02.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i komisionit, u shqyrtua Raporti me amendamente për Projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe raporti me amendamente për Projektligjin për klasifikimin e informatave dhe verifikimin e sigurisë.

Anëtarët e komisionit i kanë cilësuar projektligjet në fjalë shumë të rëndësishme dhe theksuan se për shqyrtimin dhe amendamentimin e tyre kanë punuar grupet punuese, me ç‘rast kanë bërë disa ndryshime teknike dhe përmbajtësore në tekstet e tyre.

Më pas, anëtarët e komisonit kanë miratuar propozim-amendamentet për Projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ato për Projektligjin për klasifikimin e informatave dhe verifikimin e sigurisë.

Anëtarët e Komisionit diskutuan dhe për ngjarjen e fundit të greves të ndodhur në Policinë e Kosovës. Po ashtu, ata shprehën shqetësimin e tyre, lidhur me mospjesëmarrjen e personave përgjegjës nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur nga Komsioni, më 4 shkurt 2010. Ata, u dakorduan që të kërkojnë një informatë zyrtare me shkrim nga institucionet përkatëse lidhur me këtë çështje.
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri