Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 09.02.2010




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Socale i kryesuar nga z. Sadik Idriz- kryetar, sot mbajti mbledhje ku pikë kryesore e rendit të ditës ishte miratimi i rekomanimeve për kërkesat e punëtorëve shëndetësorë për rritjen e pagave, Ligjit të punës dhe atij për sigurimin social, kërkesa këto që përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të QKUK-së i paraqiten në mbledhjen e mbajtur më 05.02.2010 me anëtarët e këtij Komisioni dhe minstrin e Shëndetësisë dhe atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në këtë mbledhje morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, UNDP-së dhe KDI-së.

Në mbledhje, anëtarët e Komisionit miratuan rekomandime prej gjithsej tri pikash. Në pikën e parë të rekomandimit kërkohet që Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me ministrin relevant, sa më parë që është e mundur, të gjejnë zgjidhje dhe t’i përgjigjen kërkesave të punëtorëve shëndetësorë, në pikën e dytë të rekomandimit kërkohet të rriten pagat e punëtorëve shëndetësorë siç u është premtuar më herët, dhe pika e tretë e rekomandimit është që, siç është paraparë me Strategjinë legjislative për vitin 2010, Kuvendit t’i dërgohen për miratim Ligji i punës dhe Ligji për sigurimin shëndetësor.
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale