Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti drejtueset e KKTK-së, zonjat Shukriu dhe Hoxha
, 10.02.2010
Bazuar në nismën e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, për ruajtjen dhe prezantimin meritor të Deklaratës së Pavarësisë të Kosovës, sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ka pritur drejtoreshën e KKTK-së, prof. dr. Edi Shukriu dhe udhëheqësen ekzekutive të këtij Këshilli, Gjejlane Hoxha.
Drejtueset e KKTK-së, duke e vlerësuar aktin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ngjarje me rëndësi të veçantë për historinë e Kosovës, kanë sqaruar nismën e institucionit, të cilin e përfaqësojnë, që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore (sipas Ligjit për Trashëgiminë Kulturore) për vlerësimin dhe cilësimin e trashëgimisë kulturore, në mbrojtje të përhershme. Në këtë mes, kanë vlerësuar ato, dokumenti origjinal - Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, duhet të sistemohet në Listën e Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës, në numrin rendor 1 (një).
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, duke e vlerësuar punën dhe rolin e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, i ka dhënë mbështetje nismës së këtij këshilli për ruajtjen dhe sistemimin e Deklaratës së Pavarësisë. Ai është pajtuar që të krijohet Grupi punues prej tre deri në pesë anëtarë, i cili do të përgatiste dokumentacionin relevant për cilësim dhe sistemimin në Listën e Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës, vendin dhe kushtet e ruajtjes.