Lajmet e fundit
Grupi Joformal i Deputeteve të Kuvendit të Kosovës u takua me drejtoren e NDI-së, në Kosovë, znj. Laura Nichols
, 10.02.2010
Grupi Joformal i deputeteve të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Flora Brovina, u takua me drejtoren e NDI-së, në Kosovë, znj. Laura Nichols, e cila me vite të tëra ka mbështetur dhe mbështet Kuvendin e Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja për së afërmi me punën, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Grupi i Deputeteve. Në këtë takim, pos për aktivitetet e ardhshme të këtij grupi, u bisedua edhe për pjesëmarrjen e gruas në vendim marrje, respektimi i Ligjit për barazi gjinore, si dhe i ligjeve të tjera, të cilat i ka iniciuar e lobuar Grupi i Grave Deputete. Në këtë takim edhe njëherë u shpreh gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit e përkrahjen e grave deputete në aktivitetet e tyre nga ana e NDI-së.