Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare të Kuvendit
, 11.02.2010
Seanca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit (një pjesë të saj e ka drejtuar anëtari i Kryesisë, Ibrahim Gashi), ka shqyrtuar dhe miratuar në parim tri projektligje. Projektligjin për Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, të prezantuar nga zëvendëskryeministri, Ramë Manaj. Ka pasur debat të gjerë të deputetëve për këto dy projektligje, të cilat janë miratuar në parim, me vërejtje të shumta. Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, madje ua ka tërhequr vëmendjen Qeverisë, por edhe deputetëve se në Buxhetin e Kosovës nuk janë paraparë mjetet financiare për implementimin e këtyre dhe disa projektligjeve të tjera.
Në vazhdim të seancës ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi e ka prezantuar Projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, të cilin deputetët e kanë vlerësuar si projektligj të hartuar mirë, megjithatë nuk munguan as vërejtjet nga ana e deputetëve, të cilët e miratuan në parim edhe Projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale.
Gjatë kësaj seance deputetët e Kuvendit të Kosovës aprovuan pas shqyrtimit të dytë këto projektligje: Projektligjin për mbrojtjen nga rrezatimi jo-jonizues, jonizues dhe siguria nukleare, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhanin 02 L-36, Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, dhe Projektligjin për turizëm dhe shërbime turistike.
Në mbledhjen e sotme u bë edhe shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me propozim-vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për plotësimin e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, me ç‘rast Kuvendi emëroi këta anëtarë për provim të Jurisprudencës, me mandat dy vjeçar: Adem Vokshin, Aslllan Bilallin dhe Remzie Istrefin.
Sot ka rënë në sy pjesëmarrja e paktë e Kabinetit qeveritar në kohën e pyetjeve parlamentare, por edhe gjatë prezantimit të projektligjeve në shqyrtim të parë (për kryeministrin Thaçi u tha se gjendet në një takim zyrtar). Duke e konstatuar mungesën e ministrit, i cili duhej ta prezantonte Projektligjin për Administratën Publike të Republikës së Kosovës, kryeparlamentari Krasniqi ka tërhequr vëmendjen se Qeveria duhet të jetë e pranishme në seancë, sidomos kur duhet të prezantojë projektligjet, ndërkaq, në shenjë pakënaqësie ka deklaruar se ky projektligj nuk do të shqyrtohet më në Kuvend pa kaluar tre muaj.
Fare në fillim të seancës kryeparlamentari Krasniqi i ka përshëndetur tre deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës: Lutfi Zharkun, Bujar Dugollin dhe Petar Miletiqin.