Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti një grup deputetësh nga Maqedonia
, 12.02.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot një grup deputetësh nga Parlamenti i Maqedonisë, anëtarë të Lëvizjes për Lobim Mjedisor (BELLS), i kryesuar nga Jovan Llazarev. Anëtarët e këtij delegacioni, në mesin e të cilit kishte edhe anëtarë nga ekipi menaxhues (joqeveritar) të Projektit BELLS-Serbija angazhohen për zhvillim të qëndrueshëm urban dhe rregullativë ligjore për ruajtjen e mjedisit jetësor, jo vetëm në vendet e tyre, por edhe në planin global.
Në këtë takim, në të cilin merrnin pjesë edhe Sabri Hamiti e Xhavit Haliti, në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtari tjetër i Kryesisë, Sllobodan Petroviq, kryeparlamentari Krasniqi u ka uruar mysafirëve mirëseardhje në Republikën e Kosovës dhe punë të suksesshme në takimet e tyre që kanë të bëjnë me ruajtjen e mjedisit në Kosovë (vizita termocentraleve të Kosovës, Ferronikelit, e ndotësve të tjerë). Ai ka theksuar se çështja e ambientit mbetet preokupim i përhershëm i të gjithë deputetëve dhe i institucioneve shtetërore të Kosovës. Krasniqi, në vazhdim, ka folur për punën e Kuvendit për miratimin e legjislacionit, përfshirë edhe atë për decentralizimin, të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të komuniteteve, për trashëgiminë kulturore etj, si dhe atë për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Krasniqi ka falënderuar për mbështetjen e Maqedonisë për Kosovën, kurse lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadash e ka cilësuar si hapje të mundësive të gjera për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, në të gjitha sferat e jetës.
Kryesuesi delegacionit, Jovan Llazarev, ka folur për shtrirjen e Lëvizjes për Lobim Mjedisor (BELLS) në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi (në nivel parlamentar). Në takimet e kësaj lëvizjeje kanë marrë pjesë edhe dy deputetë nga Kosova, kurse Serbia është përfaqësuar në nivel joqeveritar, ka thënë Llazarev, i cili ka ngritur shqetësimin për ndotjet e ambientit nga termocentralet dhe kombinatet kimike në vendet e Ballkanit. Duke e marrë fjalën në këtë takim, Sabri Hamiti ka theksuar lidhjet e shumanshme dhe të fuqishme ndërmjet popullit të Kosovës dhe atij të Maqedonisë. Ai, ndërkaq, ka vlerësuar se megjithëkëtë, nuk kënaq niveli i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe as bashkëpunimi ndërparlamentar.
Xhavit Haliti ka ngritur shqetësimin për degradimin e pyjeve dhe lumenjve të Kosovës, duke vlerësuar se nevojitet një bashkëpunim i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për ruajtjen e mjedisit dhe për përafrimin e legjislacionit për këtë fushë.
Edhe Sllobodan Petroviq është pajtuar për domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal për ruajtjen e mjedisit. E këtij mendimi ka qenë edhe deputetja nga Maqedonia, Zymrete Jakupi (nënkryetare e Parlamentit të Grave) dhe mysafirja nga Serbia, Aleksandra Knez-Milojkoviq.
Deputeti tjetër nga Maqedonia, Abedin Zymberi, ndërkaq, është angazhuar që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Maqedonisë dhe të krijohen grupet e miqësisë në parlamentet e të dy vendeve.